Në ambientet e Këshillit te Ministrave paraditen e të hënës, në prani të Zv. Kryeministrit zotit Niko Peleshi, dhe të së Zv/Kryeministrit Kinez, u nënshkrua marrëveshja për ‘Akordimin e grantit ekonomiko-teknik” ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore te Kinës.
Marrëveshja konsiston në vënien në dispozicion nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për palën shqiptare të një granti me vlerë 10 milion Juane për pajisje bujqësore dhe objekte të tjera në ndihmë të Shqipërisë.