Qeveria merr vendim, ja me sa lekë do shpërblehen pensionistët për fundvit

124

Pavarësisht se vendi ndodhet në situatë të jashtëzakonshme për shkak të tërmetit, qeveria ka aprovuar shpërblimin për pensionistët në vlerën e 3 mijë lekëve të reja.

Sipas vendimit të qeverisë, të gjithë pensionistët e Shqipërisë do të shpërblehen me 30 mijë lekë të vjetra.

Marrja e këtij vendimi nuk ishte e lehtë për qeverinë pasi fondet janë përqëndruar tek të prekurit nga tërmeti.