Qeveria miraton 12 pensione të posaçme

268

Qeveria shqiptare ka vendosur që 12 personalitete të artit, sportit dhe kulturës të përfitojnë pension të posaçëm.

Ky vendimi është marë sot me motivacion mirënjohje për atë që këto figura i kanë dhënë Shqipërisë.

Përfituesit janë: Aktori i humorit Zef Deda, Edith Mihali, mjeku dhe ish-ministri Alfred Serreqi, sportistët Ilir Pernaska, Paulin Ndoja, Ramadan Rragami, Sabah Bizi, skenaristi Kujtim Gjonaj, Doktori i Shkencave Filologjike Çapajev Gjokutaj, si dhe Enver Shengjergji, Lulzim Balla dhe Lionel Konomi.

Pensioni i posaçëm shtetëror është deri në dyfishin e atij maksimal.