Qeveria miraton marrëveshjen me Moldavinë për njohjen e lejes së drejtimit

4

Shqipëria dhe Moldavia angazhohen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën marrëveshjen për konvertimin e lejeve të drejtimit.

Republika e Shqipërisë ka lidhur marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjellë dhe konvertimin e lejeve të drejtimit me Italinë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kosovën, Greqinë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

/ata.gov.al