QSUT, pajisje e re moderne për realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale

537

Një tjetër pajisje moderne e teknologjisë së fundit i shtohet Qendrës Spitalore Universitare, “Nënë Tereza” në Tiranë, e cila rrit ndjeshëm cilësinë e shërbimit të ofruar ndaj pacientëve. Bëhet fjalë për pajisjen e njohur me emërtimin ERCP (Endoscopic Retrograde Cholangio-Pancreatogram – Kolangio-Pankreatograma Endoskopike Prapavajtëse), e cila është vendosur tashmë në funksion të plotë në shërbim të repartit të Kirurgjisë.

Pajisja bën të mundur realizimin e ndërhyrjeve në rrugët e tëmthit duke shmangur kirurgjinë e hapur, ndërsa përmes aplikimit të saj, shkurtohet ndjeshëm jo vetëm koha e realizimit të interventit, por edhe ajo e qëndrimit të pacientëve në spital pas ndërhyrjes, ul ndjeshëm përdorimin e barnave post-operatore, si dhe është një ndihmë e madhe për vetë mjekët kirurgë për ta ushtruar sa më mirë profesionin e tyre.