Qytet Studenti, rikonstruktohet godina nr. 5

325

Një tjetër konvikt në “Qytetin Studenti” i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, për kushte më të mira jetese dhe mësimi për studentët.

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinën Nr. 5, falë edhe ndihmës së donatorëve të ndryshëm, ndërsa u bëri thirrje studentëve që t’i kthehen mësimit për t’i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës me kapacitet të plotë, në mënyrë që viti i ri akademik t’i gjejë me ambiente komode dhe të denja për të jetuar dhe studiuar.

Ai zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët, nga të cilët dëgjoi problematikat që hasin në Qytetin Studenti, por edhe mori falenderimin për ndërhyrjen e shpejtë në rikonstruksionin e godinave.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se për rikonstruksionin e konvikteve Bashkia e Tiranës, krahas mbështetjes buxhetore, po aplikon edhe skemën “adapto një konvikt” e ndjekur në rastin e çerdheve dhe të kopshteve.