Qytetarët, përfitues të ndihmës financiare duhet të hapin një llogari bankare

82

Qytetarët që janë përfitues të ndihmës financiare gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, duhet të hapin një llogari bankare, nëse nuk e kanë një të tillë, në një prej bankave të nivelit të dytë që operon në vend.

Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi se përfituesit janë të lutur që për hapjen e një llogarie bankare mund ti referohen të gjitha bankave të nivelit të dytë për ofrimin e këtij shërbimi.

DPT sqaron se bankat operojnë brenda orarit zyrtar të vendosur nga qeveria shqiptare, 8:00-13:00.