Qytetet me kuzhinën e përkryer; restoranti i shqiptarit, më i miri në botë

161

Me stilin e tij modern, 15 restorante që kanë fituar çmime Michelin dhe kulturën e dashamirëse ndaj biçikletave, nuk është çudi që kryeqyteti danez kryeson listën e 10 qyteteve të cilat Lonely Planet këshillon me force te vizitohen gjate 2019-tës.

E famshmja Noma, restoranti shqiptarit nga Maqedonia Rene Rexhepi që e vuri zyrtarisht Kopenhagenin në hartën e më të mirëve të kulinarisë botërore, u rikthye triumfues sivjet.

I dyti në listë është Shenzheni i Kinës, i konsideruar mjaft i interesant për t’u parë, ndërsa i treti renditet Novi Sadi serb, duke ia kaluar edhe Majemit apo Siatellit.

Në renditje gjejmë edhe Zadarin e Kroacisë. Lista e 10 qyteteve që duhen parë vitin e ardhshëm ofron praktikisht një miks destinacionesh të njohura dhe më pak të rrahura: qytetet popullore e marrin tashmë të gjithë vëmendjen që u duhet, ndaj konsiderohet se fokusi duhet spostuar edhe tek ata për të cilët është folur më pak.

Për të 14-tin vit, Lonely Planet që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet, ka kërkuar nominime nga pjesëtarët e stafit, por edhe qindra kontribuues nga i gjithë globi.

Në fund, pas një peshimi të gjatë të informacionit të grumbulluar, ai doli me këtë përzgjedhje vendesh që ofrojnë sipas site-t të njohur vlera të mëdha, ndërsa përpiqet siç thotë të tregojë perse ky është moment më i përshtatshëm për turizëm në një vend të caktuar.