Qyteti i Elbasanit tashmë me një tjetër park

664

Një tjetër ambjent i gjelbëruar, një park çlodhës i shtohet qytetit të Elbasanit, duke krijuar një atmosferë ndryshe në orët e pasdites në qytet, dhe që ka përcjellë një impakt ndryshe në ripërtëritjen urbane të qendrës së qytetit të Elbasanit. Bëhet fjalë për parkun më të ri, në një nga qendrat e qytetit, ku dikur ngrihej busti i “ Aqif Pashës”, nga edhe ka marrë emërin parku.

Parku “ Aqif Pasha”, përcjell një dekor ndryshe në qytet, edhe pse i krijuar rishtaz, kanë qenë të shumtë qytetarët që e frekuentojnë, por nuk kanë munguar edhe turistët, të cilët pasi shijojnë gjelbërimin dhe relaksimin, kanë mundësi të njihen edhe me gjurmë të historisë së këtij qyteti, që ndodhen brenda këtij parku sa turistik aq edhe relaksues. Mozaiku paleokristian i zbuluar vite më parë nën kujdesin e kreut të bashkisë, çezma e vjetër, rrapi që është edhe monument kulture, si edhe Muzeu Etnografik shumë pranë tij, janë kthyer në objekte të blicave fotografikë jo vetëm të të rinjve që pushojnë në këtë park por edhe të turistëve të huaj.

13438843_1189495684426726_1344089948335653201_n 13439079_1189495764426718_4909721585726139072_n 13592441_1189495674426727_1262714232560957197_n 13600278_1189495854426709_123631209108552078_n 13612335_1189495991093362_2354277944150591405_n 13615252_1189495944426700_849041281936842513_n 13620264_1189495867760041_746310333670386408_n 13533241_1189495984426696_5884157305268313302_n 13567198_1189495857760042_8447901955352490796_n