Qyteti i Prizrenit është gati për “Dokufest”

752

Qyteti i Prizrenit është gati për festivalin e filmit dhe të dokumentarit “Dokufest”, festivali më i madh kinematografik në Kosove. Këtë vit, edicioni i 16-të i festivalit do të mbahet nga data 4 gusht deri më 12 gusht, ndërsa pritet të shfaqen 250 filma, nga të cilët 102 prej tyre janë në garë.
Sipas organizatorëve, ka një pjesëmarrje të gjerë të filmave të regjisorëve nga Kosova e Shqipëria, por edhe të regjisorëve shqiptarë, që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Filmat do të shfaqen në 9 kinema të hapura verore, shumica e të cilave do të ngrihen mbi lumin “Lumbardh”.

Pritet që gjatë këtyre ditëve në Prizren të mbërrijnë rreth 30 mijë qytetarë që kanë shprehur interes të jenë prezent në edicionin e 16 të “Dokufest”, i cili në këtë vit vjen në bashkëpunim me fototeken “Marubi” të Shkodrës.

Burimi: Top Channel