Rafting në Kanionet e Osumit, turistë të huaj udhëtim mes veprave të artit natyror

2

Me nisjen e sezonit turistik Kanionet e Osumit janë kthyer në destinacionin e preferuar për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri të ditur se “fundjavën që lamë pas turistë të shumtë, nga të gjithë vendet e botës, kanë shijuar peizazhet e mrekullueshëm dhe adrenalinën e veçantë që dhurojnë kanionet e Osumit.

AKZM fton të gjithë turistët të marrin informacionet e duhura nga guidat e licencuara, si edhe nga specialistët e AdZM Berat, në mënyrë që eksperienca në kanione të jetë sa më pozitive dhe pa rrezikshmëri.

Pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.

Në një distancë prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.

/ata.gov.al