Raina e vogël, fiton betejën për jetën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

10

Një foshnjë e vogël, e lindur vetëm 1750 gramë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, fitoi betejën për jetën falë përkushtimit të stafit të këtij spitali.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e cila vlerësoi punën e stafit mjekësor në Shërbimin e Neonatologjisë dhe Terapisë Intensive të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Raina e vogël, e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë, pas disa ditëve në terapi intensive, ia doli të fitojë betejën me jetën falë përkushtimit të stafit të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe sot u bashkua me familjarët e saj.

Ministrja shprehu krenarinë për punën e jashtëzakonshme jetëshpëtuese të mjekëve dhe infermierëve pranë Shërbimit të Neonatologjisë dhe Terapisë Intensive, për nënat dhe të gjitha bebet prematurë, që ia dalin të kthehen në shtëpitë e tyre me shëndet të plotë.

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” çdo ditë luftohet për të shpëtuar jetë. Stafi i këtij materniteti kryen çdo ditë një superpunë për kujdesin dhe trajtimin e fëmijëve prematurë.

/ata.gov.al