Rally Albania, promovim i traditës, kulinarisë fantastike dhe mrekullisë së rivierës tonë

3

Rally Albania është kthyer në një nga garat më të rëndësishme dhe tërheqëse të navigacionit shqiptarë, por jo vetëm.

Ngjarja më e madhe ndërkombëtare, e përvitshme e motorsportit shqiptar ka startuar në Velipojë për të vijuar në ditët në vijim në vende të tjera duke  dhuruar spektakël në rrugët e Shqipërisë.

Rally Albania 2023, në edicionin e tij të 19-të, me pjesëmarrjen e 22 shteteve duke i rënë qark e tërthorë Shqipërisë, promovon traditën më të mirë, kulinarinë fantastike dhe mrekullinë e rivierës tonë.

Pjesë e këtij aktiviteti janë pilotë vendas e të huaj, 154 mjete, 213 garues dhe 37 skuadra, e organizuar nga Edvin Kasimati dhe Julinda Dhame, pionierët e Albanian Motorcycle Federation e MCA dhe Ambasadorët e Shqipërisë së aventurës.

Këtë vit risia ishte tek kohëmatja e etapave speciale dhe konkretisht me anë të satelitit çdo mjet dhe çdo garues monitorohet me anë te sistemit GPS.

Nga Voskopoja, Vlora, Velipoja, Lezha dhe Dibra të apasionuarit e motorsportit do vijojnë garën drejt Beratit për të përmbyllur sfidën e tyre me një ceremoni të ndarjes së çmimeve të shtunën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

/ata.gov.al