Raporti i BB/ Gratë në biznes, Shqipëria lë pas SHBA-të, Zvicrën apo Japoninë

34

Një ndër drejtimet ku Shqipëria performon më mire në nivel global është barazia gjinore. Raporte të ndryshme e vlerësojnë vendin tonë ndër të parët në botë e Europë në këtë drejtim. Në një raport të sapo publikuar nga Banka Botërore, Shqipëria renditet në vendin e 35-të në botë në drejtim të barazisë gjinore në ligj dhe biznes për femrat.

Në total në analizë merren 190 shtete dhe vendi ynë grumbullon 91.3 pikë, duke lënë pas edhe vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Japonia, Bullgaria apo Rumania, sa për të përmendur disa.

Krahasuar me një vit më parë, renditja është e njëjta, ndërkohë që pikëzimi është përmirësuar lehtë. Indeksi ka për qëllim të tregojë se në cilat drejtime ligji lehtëson pjesëmarrjen ekonomike të femrave. Për këtë qëllim janë marrë në analizë 8 nën-indikatorë. Në 6 prej tyre, vendi ynë grumbullon pikët maksimale, 100 të tilla, dhe ato janë: lëvizshmëria, vendi i punës, paga, martesa dhe asetet.