E-albania ka qenë pa dyshim një risi për qytetarët shqiptarë, të cilët tashmë kanë mundësi ti marrin online dokumentet që deri para pak vitesh i merrnin në zyra. Kjo u kushtonte kohë, por edhe kosto financiare.
Një raport i BERZH e rendit vendin tonë të parin në rajon sa i përket shërbimeve publike online. Kjo arritje i jep Shqipërisë avantazh të madh në zhvillimin e ekonomise dhe imazhit të saj në tërheqjen e investitorëve të huaj.
Nga 51 shtete që merr në studim raporti, vendi ynë renditet i 17-i. Vlerësimi ka ardhur në raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për vitin 2021-2022.
Në krahasim me vitin 2015, Shqipëria ka rikuperuar 16 pozicione.