Raporti i OKB/ Shqipëria, e teta në Evropë për shërbimet publike elektronike

13

Shqipëria renditet mes 8 vendeve me zhvillimin më të përparuar për shërbimet publike elektronike në Europë dhe e 19-ta mes 191 vendeve të botës.

Vlerësimi vjen nga raporti “DigitalDevelopmentCompass” i Kombeve të Bashkuara.

Ky vlerësim vjen pas atij të Komisionit Evropian në Raportin e Progresit të dorëzuar qeverisë shqiptare.

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e procesit të digjitalizimit në Shqipëri lidhur me kapitullin 10-të “transformimi digjital dhe media”.

AKSHI u vlerësua për realizimin e aktiviteteve të Agjendës Digjitale 2020-2022 dhe hartimin me sukses të Agjendës së re 2022-2026.

Miratimi i ligjit për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara e afron Shqipërinë më pranë standardeve të BE-së.