Raporti/ Ja 10 vendet më të mira për të punuar e për të bërë biznes

33

Ndërkohë që vendet e mëdha luftojnë për dominimin ekonomik, kombet më të vogla mund të jenë në të vërtetë vende më efektive për njerëzit për të punuar dhe për të bërë biznes – sipas një raporti të ri.

Singapori ruan vendin e parë për të dytin vit me radhë, ndërsa Danimarka është ngjitur me 6 pozicione, në vendin e 2-të. Top 5 vijon me Zvicrën (3), Holandën (4) dhe Hong-Kongun (5), në rënie me tre pozicione nga viti 2019. SHBA (10) dhe Kina (20), kanë zbritur përkatësisht me shtatë dhe gjashtë pozicione.

Sipas raportit, Singapori, në avangardë, e ka ruajtur vendin e parë falë ecurisë së qëndrueshme ekonomike, lidhjeve të forta tregtare dhe shkallës së lartë të punësimit. Edhe sistemi i avancuar arsimor dhe infrastrukturat teknologjike kanë luajtur rolin e tyre pozitiv.

Përveç ekonomisë së fortë, Danimarka vlerësohet mirë edhe për tregun e punës, si dhe sistemin shëndetësor dhe arsimor, ndërsa Zvicra spikati në mënyrë mbresëlënëse për infrastrukturën shkencore, – vuri në dukje studimi.

Vende me ecuri të mirë këtë vit ishin Tajvani, Kina (11), Finlanda (13) dhe Austria (16), të gjithë në ngjitje krahasuar me vitin e kaluar.

Mbretëria e Bashkuar është ngjitur me katër pozicione (19).

Gjermania (17), Australia (18), Spanja (36) dhe India (43) mbeten të qëndrueshme me bazë vjetore.