Raporti i Transparency International: Shqipëria e 83-ta në renditje, përmirësohet me 5 vende

232

Transparency International ka publikuar indeksin e perceptimit të korrupsionit, ku Shqipëria renditet e 83 nga 176 vendet me 39 pikë, nga vendi i 88-të i renditur një vit më parë. Mesatarja globale e pikëve është 43, ku vendet e vlerësuara me zero janë shumë të korruptuar dhe me 100 aspak të korruptuar.

Mbi dy të tretat e 176 vendeve dhe territoreve në indeksin e këtij viti ranë nën nivelin mesatar të shkallëzimit. Në raport theksohet lidhja midis korrupsionit dhe pabarazisë, e cila ka ushqyer rrethin vicioz të korrupsionit, shpërndarjes së pabarabartë të pushtetit dhe të pasurisë.

Performuesit e mirë kanë nivele të larta të lirisë së shtypit, qasje në informacione të buxhetit, nivele të larta të integritetit mes njerëzve në pushtet, gjyqësor që nuk bën dallime midis të pasurve dhe të varfërve dhe të pavarur nga pjesa tjetër e qeverisë.