Rast suksesi/ Restoranti i familjes shkodrane në New York në gazetën prestigjioze “Daily News”

125

Shqiptarët jashtë vendit na sjelllin çdo ditë motive krenarie përmes historive të suksesit , në fusha të ndryshme. Rasti më i fundit është ai i një sipërmarrësi shkodran I cili prej dy muajsh ka guxuar te investojë në zemër te New York në shtetet e bashkuara te amerikës. Ardian Lakja ka çelur restorantin “Trattoria Toscana” i cili ka tërhequr menjëhërë vëmëndje dhe klientelë .

Por vëmëndja shkon më shumë se tek klientët që tashmë janë shnderruar në të përditshëm. “Trattoria Toscana” ka qënë në fokusin e gazetës prestigjoze “Daily News” e cila i ka dedikuar një artikull të zgjeruar këtij restoranti duke e konsideruar atë një vënd që domosdoshmërisht duhet vizituar.

Në shkrimin e detajuar te “Daily News” përshkuhet arkitektura prej druri, klientela e përbërë nga përsonalitete me famë , mikëpritja e veçantë e mbi të gjitha specialitetet të cilat serviren me çmime te arsyeshme.

Kështu shkodrani Ardian Lakja dhe stafi I tij i përbërë nga të tjere bashkëkombas është shnderruar në modelin e nje njeriu suksesi, falë sakrificës , këmbënguljes dhe guximit por dhe mbështëtjes se pakursyer kanë dhënë familjarët të afermit dhe komuniteti shqiptar ne SHBA.