Një projekt prej 22 milion lekësh, investim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, punimet për të cilin kanë nisur në fillim të këtij viti e që pritet të përfundojnë brenda pak muajsh. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pedonalje. Kjo pedonale pritet t’i shtojë Razmës një tjetër element që do të ndihmojë turizmin dhe zhvillimin ekonomiko-social të zonës.