Realizohen 65% e punimeve në rrugën Fier-Vlorë

3

Punimet për rehabilitimin e aksit Fier-Vlorë, një rrugë me standarde dhe të gjithë parametrat e sigurisë rrugore, janë realizuar në masën 65%.

Sot u ndanë në rrjete sociale pamje nga punimet në këtë aks rrugor, një mundësi më shumë për zonën, qytetarët dhe vizitorët.

Puna për riparimin e plotë të rrugës ekzistuese Fier-Vlorë ka nisur në të dyja anët e trupit të rrugës.

Në zonën e Panajasë do të bëhet devijimi nga rruga e vjetër, duke bërë të mundur ndërtimin e një aksi të ri rrugor që do të bëjë lidhjen me bajpasin e Vlorës.

Po ashtu, do të bëhet rikonstruksioni i urave, tombinove, riparimi dhe ndërtimi i mureve mbajtëse, rregullimi i kthesave duke e rikthyer për përdorim me standardet e një rruge bashkëkohore, plotësuar me sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.

/ata.gov.al