Realizohet me sukses operacioni te 58-vjeçari me tumor duodeni

8

Në Spitalin Memorial Fier është realizuar me sukses një ndërhyrje tek një pacient 58-vjeçar nga Lushnja, i cili vuante nga tumor duodeni D3-D4.

“Është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Rajonal Memorial Fier, një ndërhyrje tek një pacient 58-vjeçar nga Lushnja”, bën të ditur ministrja e shëndetësisë.

“Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të kirurgjisë së përgjithshme u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i kësaj ndërhyrje të vështirë kirurgjikale (duodenektomia parciale) në një tumor duodeni D3-D4”, vijon ministrja.

“Pacienti gëzon shëndet të mirë. Mirënjohje ekipit të mjekëve kirurgë në Spitalin Memorial, dr. Alti Haxhiu, dr. Frenki Vila, dr. Gunhan Can, dr. Mario Shehu si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes, Xhesi Hoxha, Fjorida Ago, dhe Ferda Teslim, Arzu Aktaş”, përfundon ministrja.

/ata.gov.al