Realizohet me sukses transplanti i parë në botë i një syri human

28

Transplanti i parë në botë i një syri njeriu është kryer në Nju Jork, shkruan il messaggero.it.

Operacioni, ku morën pjesë 140 kirurgë, u krye gjatë një transplanti të pjesshëm të fytyrës dhe sipas mjekëve që e kryen, rezultoi i suksesshëm.

“Fakti që ne kemi transplantuar një sy është një hap i madh përpara, është diçka që është menduar me shekuj, por nuk është bërë kurrë,” tha Eduardo Rodriguez, mjeku që drejtoi ekipin që kreu operacionin, që zgjati 21 orë.

Marrësi i transplantit ishte Aaron James, një veteran nga Arkansas i cili i mbijetoi një aksidenti industrial. Operacioni për transplantin e pjesshëm të fytyrës dhe të gjithë syrit kërkoi ndihmën e 140 kirurgëve.

Syri i transplantuar tregon shenja “të jashtëzakonshme” të të qenit i shëndetshëm, por Aaron James ende nuk mund të shohë. Burri shpreson se shikimi i tij do të kthehet me kalimin e kohës dhe se operacioni inovativ që i është nënshtruar do të ndihmojë në transplantimin e mjekësisë.

“Është shpresa ime më e madhe. Nëse mund do të shoh sërishdo të jetë fantastike. Nëse operacioni hap një rrugë të re në fushën mjekësore, do të jetë një arritje”, theksoi James.

/ata.gov.al