Reç, nis fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave

17

Në Reç të Shkodrës ka nisur fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave.

Kjo metodë e çertifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Ekonomia e këtij fshati bazohet kryesisht te prodhimi i gështenjës, blegtoria dhe pak bujqësi. Por vendin kryesor e zë gështenja e Reçit, një produkt që furnizon tregun vendas dhe të huaj. Është një plantacion prej 500 ha me gështenja, që japin një prodhim vjetor 400-600 tonë, duke i dhënë akses rritjes ekonomike të zonës. Në këtë ekonomi janë të punësuar, apo e kanë biznesin e tyre, rreth 120 familje të fshatit që janë dhe pronarë të këtij masivi pyjor.