Xhenxhefili, i pasur me antioksidantë dhe veti anti-inflamatore, ndihmon në luftën kundër të ftohtit, dhimbjes së fytit dhe kollës, ndërsa përmirëson tretjen dhe metabolizmin.
Përbërësit:
– 2 rrënjë të vogla xhenxhefili
– ½ filxhan lëng limoni
– ½ filxhan mjaltë
– 2 lugë çaji piper i zi pluhur
– ½ lugë çaji pluhur kanelle
Përgatitja:
Piqni rrënjët e xhenxhefilit, hiqni lëkurën e djegur, prini në feta dhe përziejini me mjaltë, lëng limoni, piper të zi dhe kanellë. Konsumoni 2-3 feta në ditë për efekt maksimal.
Referenca: agroweb.org