Regjimi i ri në spitale, oraret kur lejohen vizitat

77

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në spitalet e vendit është vendosur një regjim i ri për disiplinimin e vizitorëve. Referuar publikimit të ministrisë, “regjimi i ri për disiplinimin e vizitorëve në spitalet tona, ndihmon mjekët dhe infermierët të bëjnë më mirë punën e tyre pacientët të marrin shërbimin e duhur mjekësor dhe familjarët të jenë të kënaqur me shërbimin”.

Sa i përket vizitave të familjarëve në pavione janë parashikuar 2 orare, paradite nga ora 12:00-13:00 si dhe pasdite nga ora 17:00-19:00.

Ndërkohë për reanimacionin, vizitat e familjarëve parashikohet paradite 11:00-12:00 si dhe pasdite në 18:00-19:00.

Sa i përket urgjencave, regjimi i ri parashikon ndalimin e familjarëve në shërbimin e urgjencës, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku.