Regjimi ushqimor që nxit humorin dhe ju bën të lumtur, ja çfarë duhet të konsumoni

79

Sipas të dhënave disa ushqime të caktuara kanë tendencën të nxisin prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, të cilat njihen ndryshe si hormonet e lumturisë.

Regjimi Ushqimor Që Ju Bën Të Lumtur
Produktet e mëposhtme ju ngrejnë humorin dhe ulin stresin

Vitamina C
Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shëndetin në përgjithësi dhe trurin në veçanti. Ajo është përgjegjëse për sintetizimin e transmetuesve nervorë dhe luftimin e radikaleve të lira të cilat nxisin inflamacionin.

Acidi Folik
Në këtë rast, kemi të bëjmë me të ashtuquajturën vitamina B9 e cila ndihmon në rritjen e niveleve të serotoninës.

Tritpofani
Kemi të bëjmë me një amino acid të dobishëm i cili ofron një qetësim natyral të trurit dhe ndihmon në prodhimin e serotoninës.

Acidet Yndyrore Omega-3
Këto acide të dobishme që gjenden tek arrorët dhe produktet e peshkut mirëmbajnë qëndrueshmërinë mendore, përmirësojnë përqendrimin dhe pengojnë shfaqjen e depresionit.

Mineralet
Mineralet si kalçiumi dhe magnezi janë të dobishëm kundër depresionit sepse ndihmojnë në prodhimin e transmetuesve nervorë.

Kaliumi
Ky mineral është i dobishëm sepse qetëson sistemin nervor, e bën njeriun më pak të acaruar dhe Lufton depresionin. Ushqimet më të mira kundër drepresionit janë: barishtet e egra, arrorët, farat, kakaoja, vezët, avocado, agrumet, kosi, fasulet dhe drithërat e plota. Ju duhet të shmangni ushqimet e shpejta, të përpunuara dhe ato të pasura me kripë apo sheqer.