Regjistrimi në universitete; afatet, kriteret dhe si bëhet procedura online

21

Për të ndjekur studimet në institucionet e arsimit të lartë, maturantët kanë aplikuar në portalin U-albania, duke kryer më parë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë në zyrat e Postës shqiptare nga data 27 qershor deri më 25 korrik.

Rezultatet gjatë tri viteve të gjimnazit dhe notat e 4 provimeve të maturës shtetërore janë kriteret kyçe për pranimin në universitet të maturantëve .

Portali U-albania nuk do të pranoje aplikime nga maturantet, të cilët nuk plotësojnë edhe kriterin e notës mesatare, që sipas vendimit të këshillit të ministrave është rritur nga 7 në 7.5 për mësuesinë, ndërsa nga 6 në 6.5 për programet e tjera të studimit.

Aktualisht, kandidatët janë në fazën e aplikimit online për degët e studimit përmes portalit U-transparenca. Pas përllogaritjes së pikëve për çdo konkurrent,universitetet afishojnë në ambientet e tyre dhe faqet zyrtare listat e renditjes.

Në datat 2 deri 15 shtator, fituesit paraqesin në sekretaritë mësimore të fakulteteve dokumentacionin përkatës dhe regjistrohen, nga ku bëhen zyrtarisht studentë.