Një tjetër qendër shëndetësore në kryeqytet I është nënshtruar tërësish rehabilitimit.
Qendra Shëndetësore në Sauk do t’i shërbejë në kushte dhe standarde bashkëkohore 13 mijë banorëve të periferisë së Tiranës.
Investimi prej 13.2 milionë lekë për rehabilitimin e plotë dhe pajisjen e kësaj qendre, po kryhet me mbështetjen e projektit “Shëndet për të gjithë”.