Vazhdojnë punimet e projektit “Rehabilitimi i Manastirit të Shën Marisë dhe peisazhit në Parkun Arkeologjik të Apolonisë”.
Projekti është pjesë e listës së projekteve të kombinuara që vijojnë Procesin e Lubjanës – Financimi i Rehabilitimit të Trashëgimisë në Evropën Juglindore, iniciativë e përbashkët e Këshillit të Europës dhe Komisionit Evropian dhe për të mbështetur restaurimin e trashëgimisë historike, si një gjenerator i kapitalit social dhe ekonomik, i cili sjell përfitime të prekshme për popullsinë lokale, duke inkurajuar turizmin kulturor.
Objektivat e projektit janë:
• Të nxisë restaurimin, konsolidimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Manastirit të Shën Mërisë në përputhje me objektivat e Procesit të Lubjanës dhe Planit/Studimit të Integruar të Rehabilitimit të Trashëgimisë Arkitektonike dhe Arkeologjike.
• Të krijojë dhe të organizojë një infrastrukturë të përshtatshme të turizmit duke siguruar gjithashtu një impakt tërheqës vizual për turizmin
• Të arrijë një njohje ndërkombëtare të sitit arkeologjik.
Ndërhyrja përfshin:
• Restaurimin dhe rehabilitimin e Manastirit “Fjetja e Shën Marisë”:
Ø Restaurimi i kishës së Manastirit të Shën Mërisë.
Ø Restaurimi i depos arkeologjike si dhe bërjen të vizitueshme të Trapezarisë aktuale arkeologjike ku ka ende disa rrënojat arkeologjike.
Ø Rikonstruksioni i Portikut të Statujave.
Ø Instalimi i sistemit të ftohtë dhe ajrit të kondicionuar në zonat muzeale.
• Krijimi i një hyrje të re në park në përputhje me zhvillimin e ri të infrastrukturës të zonës.
• Zona e re parkimi
• Guida e re e vizitorëve për parkun dhe rehabilitimin e rrugëve këmbësore
• Stacioni i ri i pompimit
• Kabina e re elektrike