Rehabilitohet aksi rrugor Fier-Levan, asfalt dhe sinjalistikë e re

180

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se po ndërhyn për rehabilitimin e aksit rrugor hyrje Fier – Levan.

Autoriteti rrugor, bën me dije se gjatë këtyre ditëve po punohet në segmentin pranë qendrës tregtare në hyrje të qytetit të Fierit, deri në Qafën e Koshovicës.

Në njoftim sqarohet se punimet konsistojnë në rehabilitimin e plotë të nënshtresave dhe shtresave asfaltike, kanalizimet e ujërave të bardha, vendosja e sinjalistikës së plotë horizontale dhe vertikale.