Rehabilitohet ambulanca e Njësisë 9, u shërben mbi 65 mijë banorëve

114

Një tjetër qendër shëndetësore është rehabilituar plotësisht. Bëhet fjalë për qendrën shëndetësore nr. 4 në njësinë 9

Investimi i kryer në qendrën shëndetësore nr. 4, një prej 80 qendrave të rehabilituara me buxhetin e shtetit si pjesa e parë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, i shërben 65 mijë banorëve të qytetit të Tiranës.

Në këtë qendër model, 15% më shumë qytetarë se ata që ishin planifikuar, e kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë.