Rehabilitohet blloku i Saukut të Vjetër; asfalt, trotuare, ndriçim, dhe gjelbërim

125

Pas 60 vjetësh, një nga lagjet më të vjetra të Saukut është transformuar tërësisht.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e plotë të bllokut të banimit në rrugën e “Osmëve”, ku familje të vjetra të Tiranës e fillojnë 2019-n jo vetëm me një rrugë të re, por edhe me një standard të ri jetese.

Krahas punimeve në trupin e rrugës është investuar në rrjetin e ri të kanalizimeve, trotuare, ndriçim, dhe gjelbërim.