Rehabilitohet qendra shëndetësore në Lekbibaj

14

Rehabilitimi i qendrës shëndetësore në Lekbibaj, Tropojë, ka përfunduar duke mundësuar shërbime më të mira për banorët.

Dalin pamje nga qendra e rehabilituar duke vënë në dukje se me përfundimin e saj, numri i qendrave të rehabilituara në të gjithë vendin është 340.

Këtë vit do të rehabilitohen edhe 60 qendrat e tjera shëndetësore, duke çuar numrin në 400 qendra të rehabilituara që do t’u shërbejnë qytetarëve.

Me plus 60 qendrat e tjera shëndetësore që rehabilitohen këtë vit, shkojnë në 400 qendrat e kujdesit parësor me infrastrukturë të përmirësuar radikalisht, që i shërbejnë qytetarëve me kushtet dhe standardet më të mira.

Programi i Rehabilitimit të Qendrave Shëndetësore dhe Ambulancave ka filluar fazën e dytë të zbatimit, ndërkohë që në fazën e tij të parë janë rehabilituar dhe rindërtuar 300 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin.

/ata.gov.al