Rekord historik/ 7,1 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë nga janari në nëntor

5

Shqipëria gjithnjë e më shumë po tërheq vizitorët e huaj, si destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës.

Sipas ministrisë së turizmit, në periudhën janar-nëntor të 2022 vendi ynë tërhoqi 7 152 242 vizitorë të huaj, ndërsa vitin e kaluar 5 421 240. Pra, 31.9% vizitorë më shumë se një vit më parë.

Shqipëria është e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet malore dhe bregdeti mahnitës, të cilat i gjejmë shpesh edhe në guidat e revistat më prestigjioze në botë. Por, përveç këtyre, një vend të veçantë po zë gjithnjë e më shumë turizmi kulturor, ku muzetë dhe kalatë e shumta anembanë Shqipërisë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj.