Rekord historik, përpunohet volumi më i lartë e mallrave me anije dhe tragete në Durrës

26

Volumi më i lartë vjetor i përpunimit që nga viti 1980

Gjatë vitit 2019 në Terminalet e portit të Durrësit janë përpunuar në anije dhe tragete 4 milion e 72 mijë ton mallra të ndryshme.

“Kjo është shifra më e lartë vjetore e mallrave të përpunuara në portin më të madh të vendit që nga viti 1980”, – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës.

Volumi i përpunimit të mallrave për vitin që shkoi shënon një rritje prej 13% krahasuar me vitin 2018.

Nga statistikat vjetore mësohet se afro 3,2 milionë tonë janë përpunuar në anijet me mallra dhe kontejnerë, ndërsa 916 mijë ton të tjerë janë transportuar me kamionë dhe trajlerë nga tragetet e linjave.

Eksportet e mallrave nga Durrësi kanë shënuar një rritje prej 1% gjatë vitit 2019, ndërsa importet janë rritur me 18%, thekson Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës.