Rekordi/ Bota është e re, të rinjtë ‘pushtojnë’ globin

161

Nga 7.2 miliardë njerëz në të gjithë botën, mbi 3 miliardë janë të rinj nën moshën 25 vjeç, duke shënuar numrin rekord të popullsisë deri më sot.

Të rinjtë përbëjnë 42% të totalit të popullsisë në të gjithë botën, nga të cilët 1.2 miliardë i përkasin grupmoshës nga 10-19 vjeç.

Shumica e të rinjve u përkasin vendeve të varfra.