Rekordi/ Emigrantët nuk harrojnë familjet, ja sa milionë euro sollën

16

Dërgesat e emigrantëve shfaqën sërish tendencë pozitive në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, remitancat kishin vlerën e 184 milionë eurove, në rritje me 8.9% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Kjo vlerë përfaqëson njëkohësisht nivelin më të lartë të shënuar për këtë periudhë të vitit, qysh prej vitit 2008.

Dërgesat e emigrantëve po ndjekin një cikël të ri rritjeje, që i detyrohet kryesisht valës së re të emigracionit të dekadës së fundit. Vitin e kaluar, këto dërgesa arritën vlerën e 761 milionë eurove, niveli më i lartë që prej vitit 2009.