Mbi 75% e eksporteve bujqësore shqiptare nga tregjet e Lushnjë-Fierit shkojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian (BE).
Nga viti në vit harta e eksporteve bujqësore drejt vendeve të BE-së, ka ardhur në rritje të qëndrueshme. Kjo për vetë faktin se prodhimi bujqësor vendas ka ndjekur trendin jo vetëm të rritjes progresive por edhe të cilësisë dhe certifikimit që prodhimeve sipas kërkesave të tregut.
Shqipëria eksportoi gjatë këtij viti, prodhime bujqësore nga tregjet Lushnjë- Fier kryesisht në 20 vende europiane ndërsa nuk mbeten pas edhe eksportet në vendet e rajonit dhe më gjerë.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në totalin e eksporteve bujqësore kryesojnë fruta-perimet, agrumet, bimët mjekësore, për të vijuar me produktet e detit dhe ato të industrisë agropërpunuese.
Bujqësia kontribuon gati me mbi 19% në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe ka rezultuar sektori më pak i ndikuar nga situata e pandemisë COVID-19.
Në këtë 6-mujor eksportet e produkteve bujqësore u rritën me 17% dhe vlera e eksporteve shqiptare ka shkuar 214 milionë dollarë.