Restaurohet flamuri i Kongresit të Lushnjës, ja kur do jetë gati

37

Mjeshtri i restaurimit Frederik Stamati po punon prej disa muajsh për restaurimin e flamurit të valëvitur në kongresin e Lushnjës, që u mbajt më 21-31 janar të vitit 1920.

Stamati, i cili ka publikuar një fotografi nga puna për restaurimin e këtij flamuri tha se “ka disa muaj që po punohet intensivisht për restaurimin e flamurit të Kongresit të Lushnjës. Është një restaurim shume i vështirë, por që do ta realizojmë me sukses”.

Sipas tij, ky flamur pritet të jetë gati për ekspozim në 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës.

Më 25 nëntor 2011 u identifikua në Fondin Etnografik të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, flamuri i Kongresit të Lushnjës. Ky kongres cilësohet nga njohësit e afirmuar të historisë së asaj periudhe kohore si ngjarja më madhe pas Pavarësisë dhe në mënyrë figurative, si çlirimi i dytë i vendit tonë.

Kongresi i Lushnjës ku u valëvit ky flamur i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta