Restaurohet Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës

566

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut është restauruar muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës.

Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së realizoi restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.

Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit ishte edhe muzealizimi. Janë restauruar dhe ambientet e ekspozimit, si dhe janë riorganizuar tabelat e ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

Restaurimi i muzeut konsistoi dhe në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim e ndriçimit.

Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985.

MIRËMËNGJES ?dhe me këto pamje nga muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur sipas zotimit pas nuk mbahet mend se sa vjetësh harrese mes ferrave e rrënimit, ju uroj një ditë të mbarë ?

Posted by Edi Rama on Thursday, August 9, 2018