Restorantin më të famshëm në Berlin e ka një shqiptar

214

Fatos Xhafolli, shqiptar i Kosovës është pronar i restorantit “Nuovo Mario”, një ndër më të famshmit në Berlin. Ai para 25 vjetësh ishte prapa banakut, kurse tani është ‘bosi’, shkruan “sueddeutsche.de”.

Restoranti italian është shumë i vizituar në Berlin, njëri nga restorantet më të mira në vend

“Nuovo Mario” është njëri nga restorantet më të mira italiane në qytet, por pronari i tij është shqiptar, shkruajne mediat gjermane.

Picat dhe pastat i duan gjermanët, por edhe Tavë kosi, por edhe qengji i pjekur me oriz nga kuzhina tradicionale shqiptare.

Xhafolli ka dy dekada që jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë, ku në këtë qytet ai ka në pronësi tre restorante, në të cilat ka të punësuar 65 punëtorë.