Revista Britanike tregon vendet më të bukura për pushime, Shqipëria renditet para Lisbonës, Japonisë e Ibizës

25

Ku të shkoni për pushime në shtator – atëherë kur ditët e lodhura e të nxehta të stinës së verës të kenë përfunduar?

Siç edhe thonë, shtatori është janari i ri e kjo nënkupton se është koha për fillime e aventura të reja

Nëse veç planifikoni që t’i bëni pushimet gjatë muajit shtator, atëherë revista e njohur për udhëtime Conde Nast Traveler ka përpiluar një listë me 25 vendet më të mira që ia vlen t’i vizitoni.

Përderisa lista është e gjatë dhe e mbushur me vende të ndryshme të botës, kjo revistë nuk ka harruar ta fus në listë edhe Shqipërinë e bukur, duke e renditur atë në vendin e 10’të.

Ndonëse nuk është ende “Kroacia e re”, kjo gjë e bën Shqipërinë tërheqëse sepse perla e Ballkanit ka arritur që ende të qëndroj jashtë radarit.

Në Shqipëri keni mundësi të bëni shumë gjëra, duke filluar nga shëtitja nëpër alpet shqiptare e deri te ikja në rivierën e Shqipërisë për t’u takuar me rërën e artë dhe ujin e kristaltë.