Revista “Forbes” e vuri në listën e të rinjve më të suksesshëm, njihuni me shqiptarin që na bëri krenarë

25

Geri Ҫupi pak javë më parë është klasifikuar në listën e “Forbes” si një ndër 30 të rinjtë e suksesshëm në Evropë nën moshën 30 vjeҫ. Edhe pse është vetëm 27 vjeҫ, ai është Drejtor Ekzekutiv dhe bashkëthemelues i kompanisë MonoChain e cila është një platformë blockchain që fuqizon markat dhe shitësit me pakicë për të ndërtuar e tyre në treg

Ndërkohë kujtojmë se MonoChain është e fokusuar kryesisht tek “Fashion for Good Plug and Pay” duke bashkëpunuar me kompani të famshme ndërkombëtare. Që prej fillimit të vitit 2018, kompania me qendër në Londër, filloi një partneritet me “Oracle” (koorporatë e teknologjisë së kompjuterave) dhe hapi zyra në Sh.B.A dhe në Kosovë po ashtu. Geri është me origjinë nga Shqipëria dhe në moshën 16 vjeҫ ka shkuar në Angli  me bursë në një kolegj në Oxford.

Më pas ka studiuar për shkencë në University of Bath, një ndër 6 më të mirët në Angli sipas “Guardian”. Më herët ai ka realizuar edhe dy start-up, “Jook” dhe “Social DNA” të cilat ia ka shitur kompanisë Levi’s. Aktualisht është pedagog në universitetin e Bath dhe të Edinburgut.