Revista prestigjioze holandeze “Archeologie” shkruan për monumentet, parqet dhe muzetë arkeologjikë të Shqipërisë

13

Gazetarët holandezë të revistës prestigjioze “Archeologie” me qendër në Holandë, ndodhen në Shqipëri që prej datës 1 gusht dhe do të vizitojnë disa prej siteve më interesante të Shqipërisë.

Dy gazetarët holandezë, Joost Vermeulen (gazetar), dhe Rénie v. d. Putte (gazetare-fotografe), vizituan dje dy prej destinacioneve kryesore të Pogradecit, Varret Ilire të Selcës dhe Bazilikën Paleokristiane të Linit”.

Monumentet, parqet dhe muzetë arkeologjikë të Shqipërisë do shfaqen në një prej platformave më të klikuara në Holandë dhe gjithë botën.

Shqipëria gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e medieve botërore, duke e renditur atë në destinacionet për tu vizituar në të gjitha stinët e vitit.

Ndërsa ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që po frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës.

Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.