Revista Science për qentë: Jo vetëm miku më i mirë, por edhe më i vjetri

21

 Një studim i ADN-së tregoi se qentë nuk janë vetëm miqtë më të mirë të njeriut, por njëkohësisht edhe miqtë më të vjetër të tyre në mesin e kafshëve.

Studimi, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “Science”, zbuloi se gjurma e zbutjes së qenve daton para 11 mijë viteve, nga fundi i Epokës së fundit të Akullnajave.

Gjetjet konfirmojnë se qentë janë zbutur shumë më herët sesa ndonjë lloj tjetër kafshe. Një ekip ndërkombëtar ka studiuar të gjithë gjenomët e mbetjeve të 27 qenve të lidhur me kultura të ndryshme të vjetra, të cilët janë krahasuar edhe njëra me tjetrën por edhe me qentë e kohës moderne.

Më tutje, gjetjet tregojnë se qentë në atë periudhë kanë qenë të përhapur në Hemisferën Veriore, si dhe në pesë lloje të ndryshme.