Revolucion në energjitikë, nis instalimi i matësve inteligjentë (Fotot)

50

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka nisur instalimin e matësve inteligjentë për 3700 abonentë që banojnë përgjatë autostradës Tiranë–Durrës për pjesën nga kryeqyteti deri në Vorë.

Vendosja e matësve “të zgjuar” në këtë zonë është zgjedhur për shkak të tipologjisë së saj me konsumatorë familjarë dhe biznese. Kjo është hera e parë që në Shqipëri instalohen sahatë të tillë.

Matësit inteligjentë zhdukin gabimet njerëzore dhe eliminojnë punën e faturistit. Instalimi i kësaj pajisjeje zhduk përfundimisht keqfaturimin dhe vjedhjen e energjisë, por po ashtu çdokush mund të kontrollojë konsumin e energjisë elektrike.

Pjesa e autostradës Tiranë-Durrës është një projekt pilot, i cili nëse do të rezultojë i suksesshëm do të vazhdojë me vendosjen e këtyre matësve në të gjithë vendin.