Të moshuar, por sa? Sipas ekspertëve, 65-vjeçarët e sotëm kanë një formë fizike dhe konjuktive të një 40-45-vjeçari të 30 viteve më parë, e pjesa më e madhe e atyre që tani i kanë kapërcyer të 60-at janë në formë të mirë dhe pa sëmundje.
Pra, zyrtarisht sipas ekspertëve, pleq tani mund të quhen ata që i kanë kapërcyer të 75-tat. Në shumë vende të botës, jetëgjatësia është rritur me rreth 20 vite, krahasuar me dekadën e parë të viteve 1900.
Mjekët gjeriatër, që merren me shëndetin dhe jetëgjatësinë e të moshuarve, ndryshojnë kështu konceptin e pleqërisë, që sipas tyre tani duhet adaptuar me kushtet e ndryshuara demografike dhe epidemiologjike.
Shkencërisht mund të quhesh plak kur ke një pritshmëri jetëgjatësie mesatare prej 10 vitesh. Aktualisht, statistikat individualizojnë në shumë vende të zhvilluara një jetëgjatësi mesatare prej 80-85 vitesh.
Një studim i kryer mbi 6.000 persona mbi moshën 55 vjeç në Itali, SHBA, Australi, Gjermani dhe Francë, ka treguar se stereotipet për moshën e tretë tani janë të diskutueshëm. Ata që i kanë kaluar 55 vitet dhe janë aktivë dhe të kënaqur me jetën e tyre, të moshuarit e rinj, janë në shëndet të mirë dhe autonomë, një burim i rëndësishëm për familjet e tyre.