Rihapet procesi për ish- të përndjekurit politikë që nuk aplikuan në 2009-ën

295

Ish-të përndjekurit e kategorisë së parë që nuk kanë plotësuar ende dokumentacionin për dëmshpërblim, tashmë do të kenë një mundësi të re për ta bërë këtë.

Është miratuar projektligji që u jep një shans të ri atyre që nuk kanë arritur të aplikojnë për dëmshpërblim si kategori e parë deri në 1 korrik të vitit 2009. Afati i ri i përcaktuar është 31 dhjetori i vitit 2017.

Sipas listës më të fundit të Ministrisë së Drejtësisë, konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, me këto ndryshime do të bëhet e mundur futja në skemën e pagesës së dëmshpërblimit të rreth 1.343 personave, të cilët nuk kanë paraqitur kërkesën për përfitimin e dëmshpërblimit brenda afatit ligjor të parashikuar.