Rikonstruksioni i pallateve në Durrës, 24 familje së shpejti në banesat e reja

1

Bashkia e Durrësit vijon punën për rikonstruksionin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Puna vazhdon me intensitet për objektet DS4 dhe rikonstruksioni i tyre garanton standardet bashkëkohore. Rikonstruksioni i këtij pallati do të bëjë të mundur rikthimin në banesa më të sigurta e më të forta se më parë të 24 familjeve të kësaj godine.

Rikonstruksioni i pallateve të dëmtuara mbetet prioritet i punës së përditshme të qeverisë dhe bashkisë derisa çdo familje e dëmtuar nga tërmeti të rikthehet në shtëpinë e vet.

/ata.gov.al